E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Dialogu do kalojë përmes Kuvendit

Qeveria e Kosovës ka vendosur që gjithçka që ka të bëjë rreth dialogut me Serbinë të kalojë nëpërmjet Kuvendit të Kosovës.

Kryeministri Hashim Thaçi, të mërkurën, në mbledhjen e Qeverisë, tha se Kuvendi i Kosovës duhet të japë fjalën e vet përsa i takon çështjes së bisedimeve me Serbinë. Sipas tij, dialogu Kosovë-Serbi do të përmbyllë përfundimisht armiqësitë ndërmjet dy shteteve.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se ende nuk dihet kur do të fillojnë negociatat për faktin se axhenda do të realizohet pas koordinimit me BE-në dhe SHBA-në. Kuçi tha se Kosova nuk i frikësohet dialogut me Serbinë dhe se pas dialogut Kosova do të dalë fituese.
 

Në mbledhjen e Qeverisë u mor vendim që të ndahen 40 mijë euro për manifestimet “Epopeja e UÇK-së”. Për çështjen e bisedimeve, komunikuan po të mërkurën edhe zv kryeministrja e kosoves edita tahiri dhe Robert kuper, i derguari i kryediplomates europiane, Katrin Eshton.

Në këtë mënyrë, Kosova dhe BE-ja kanë diskutuar mbi fillimin e dialogut teknik mes Prishtinës e Beogradit dhe përgatitjet për bisedimet u shqyrtuan në takimin e zhvilluar ndërmjet Edita Tahirit dhe Robert Kuperit. Ata thanë se përgatitjet për dialogun po ecin mirë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›