E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore qyteti 48 ore pa uje te pijshem

VLOREuml- Prej 48 oresh qyteti i Vlores nuk furnizohet me uje te pijshem. Ndertimi i ujesjellesit te ri dhe punimet qe po kryhen per venien e tij ne funksion jane shkaku i kesaj gjendjeje.
Drejtori i Ndermarrjes se Ujesjellesit Viron Hyso tha se aktualisht po punohet per ndertimin e nje nyje te re ne zonen e Skeles ku ndodhet dhe magistrali kryesor i sistemit te furnizimit gje qe e ka detyruar firmen zbatuese te projektit te nderprese furnizimin me uje te qytetit.

Gjate dites se sotme beri te ditur Hyso do te zbatohet nje grafik selektiv per furnizimin e lagjeve te vecanta nderkohe qe ne ditet ne vazhdim pritet te kete nje permiresim te situates.
Ndertimi i ujesjellesit te ri ne Vlore eshte shoqeruar here pas here me situata te ngjashme. Gjate disa javeve ne sezonin e veres u krijua nje gjendje e rende gje qe u be shkak qe prefekti i qarkut Hasan Halili te urdheronte nderprerjen e punimeve dhe rifillimin e tyre ne muajin shtator.
Aktualisht ndertimi i ujesjellesit te ri ka hyre ne fazen perfundimtare nderkohe qe punimet duhet te ishin mbyllur ne pranvere te ketij viti.

Ujesjellesi i Vlores eshte nje investim i perbashket i qeverise se Hollandes dhe asaj shqiptare me nje vlere te pergjithshme prej 26 milione eurosh. Ai ka nisur te ndertohet pothuajse dy vjet me pare. Me perfundimin e punimeve parashikohet qe qyteti te furnizohet pa nderprerje gjate 24 oreve me uje te pijshem.

d.b/ATA/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›