E Diel, 1 Nëntor 2026

Kartela 10 ne pranga per falsifikim dokumentesh

Falsifikimi i dokumenteve zyrtare con ne pranga 10 persona. Hetimet e kryera nga zyra e antikrimit ekonomik prane drejtorise se policise se Tiranes kane vertetuar faktin se personat e perfshire ne kete aktivitet kriminal perfitonin shuma nga 100 mije deri ne 700 mije leke te reja per cdo dokument te falsifikuar. Permes operacionit policor te koduar me emrin Karteli u ekzekutuan edhe urdher-arrestet per te gjithe te implikuarit qe i perkasin grupmoshave nga 40 deri ne 50 vjec.

Arrestimi i tyre u realizua pas nje hetimi 8 mujor duke aplikuar metodat speciale te hetimit si dhe eshte arritur dokumentimi i aktivitetit kriminal me tendence Fallsifikimin e dokumentave. Nga ecuria e hetimeve eshte vertetuar me prova te majftueshme se shtetasit e mesiperm ne bashkepunim me njeri ndash tjetrin prodhonin dokumenta te fallsifikuara te cilat me pas i shisnin ne shumat e parave qe varion nga 100 euro deri ne 700 mije leke. Gjithashtu pas hetimit te bere ndaj tyre u konkludua se keta shtetas ne bashkepunim me njeri ndash tjetrin ndihmonin shtetas te ndryshem per kalim te paligjshem te kufirit beri te ditur drejtori i policise Tonin Vocaj.

Sipas Vocajt dokumentet e falsifikuara sherbenin kryesisht per emigracion te paligjshem. Nga hetimet disamujore te policise u zbuluan 5 baza falsifikimi ku u sekuestruan nen cilesine e provave materiale 6 skanera per prodhim dokumentash 6 njesi qendrore 1 prese per prodhim vulash 8 viza Shengen 250 patenta kombetare e nderkombetare 2000 soxhorno te paplotesuara 5 usb me programe per prodhim dokumentash te falsifikuara dhe 2 pasaporta false.

Alsat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›