E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, 2 peshkatarë të zhdukur dërgohet helikopter nga Tirana

Të tjera rreth shkrimit VIDEO/Nëna: Ju lutem na ndihmoni t'i shpëtojmë Drejtori i policisë kufitare: Moti i keq pengon nga ajri VLORE-  Dy peshkatarë janë zhdukur në afërsi të Zvërnecit në Vlorë.  Alarmi për ndihmë është dhënë mëngjesin e sotëm rreth orës 06: 30  përmes një telefonate pranë sallës Operative në Drejtorinë e Policisë Kufitare të qytetit bregdetar, ata kanë bërë të ditur se ndodhen në det të hapur, në rrezik mbytjeje.

Në mëngjes u informua se  sinjali ka mbërritur nga veriperendimi në afërsi të Zvërnecit në drejtim me Vjosën. Menjëherë rojet bregdetare dhe Shërbimet e Guardia di Finanza nisën një operacion të përbashkët kërkim shpëtimi në zonën ku mendohet se ka qënë personat në momentin e njoftimit.

Sipas policisë së Vlorës, sinjali për ndihmë është dhënë nga një telefonatë e bërë nga Fatmir Ismaili, vjec 25 i cili kishte dalë për peshkim me një mjet të vogël lundrues, së bashku me një shokun e tij Gëzim Bashllari.

Pas verifikimeve të deritanishme, policia nuk ka ende asnjë detaj për dy peshkatarët, ndërsa moti i keq me erë të fortë dhe dallgë me forcë 5-6 ballë e kanë vështirësuar punën për gjetjen e tyre. Vijojnë kërkimet intensive për gjetjen dhe shpëtimin e këtyre personave. Mendohet se rryma ka çuar varkën në veriperëndim të Sazanit.

ALI ELEZI PER TV A1 REPORT: PER PAK MINUTA NISET HELIKOPTERI, DETI PO PERKEQESOHET
12: 39 Ali Elezi, Shefi i koordinimit të operacionit kërkim shpëtimi në një prononcim telefonik për TV A1 REPORT tha se operacioni vazhdon me 4 mjete. Ai konfirmon se brenda pak minutash pritet të niset një helikopter për operacionin e kërkim shpëtimit ndërkohë që deti përkeqësohet dhe mjetet e Guardia di Financa kanë kërkuar që të kthehen në breg.

"Informacioni mbërriti në orën 06: 50. U angazhuan mjete të policisë kufitare, rojes bregdetare, Guardia di Financa. Informaicioni për vendndodhjen ka lëvizuar afër derdhjes së Vjosës, më pas ishullit Sazani ndërsa kërkimi është përqëndruar aktualisht nga derdhja e Vjosës në veri të Sazanit. Është provuar të komunikojnë me telefon me dy peshkatarët por është e pamundur, mesaduket ndodhen në njëzonë ku nuk ka valë telefonike. Rojet bregdetare thonë se një helikopter po shkon në ndihmë. Ndërkohë që situata në det po përkeqësohet dhe rojet bergdetare kanë kërkuar t’i afrohen bregut.”

NENA E NJERIT PREJ PESHKATAREVE TE ZHDUKUR: JU LUTEM SILLNI NJE NJE HELIKOPTER
Ora 12: 39 Në një prononcim telefonik për A1 REPORT, Vjoleta Bashllari, nëna e Gëzim Bashllarit njërit prej 2 peshkatarëve të zhdukur prej orëve të para të mëngjesit të sotëm bën apel për ndihmë. Me lot në sy dhe zëri që i dridhet Vjoleta kërkon ndihmën për të shpëtuar djalin e saj, dhe shokun, dy djem 25 vjeçarë.  
“Të lutem ngrini një helikopter, nuk ka shumë det, bëhet fjalë për jetën e dy njerëzve po luftojnë me vdekjen. Në 4 të mëngjesit kemi pasur kontakt telefonik, por nuk ka linjë. Ata kanë sjellë vetëm dy mjete, nuk është kohë e keqe, Anijet nuk i gjejnë dot. Ju lutem na ndihmoni. Janë dy djem nga 25 vjeç . I bëj thirrje ministrit të Mbrojtjes të sjellë një helikopter. Kam që në 05:00 të mëngjesit që qaj për djalin më ndihmoni”

(Nëna e njërit prej peshkatarëve duke bërë apel për A1 REPORT!)

DREJTORI I POLICISE KUFITARE:  MOTI I KEQ PENGON KERKIMET NGA AJRI
Ora 12:00 Selam Tema drejtor i policisë kufitare thotë se Guardia di Financa po kërkojnë në koordinatat që janë dhënë. "Po kërkohet në koordoinatat që janë dhënë. Kontrollet janë bërë në veriperëndim të Sazanit deri në grykëderdhje të lumit Seman. Aktualisht po përpiqet të nisin kërkimet nga ajri por është e pamundur për shkak të motit të keq dhe me erë”-tha Selam Tema në një prononcim telefonik për Tv A1 REPORT!

I VELLAI: TE KERKOHET NGA AJRI
Ora 11:48 Korrespondenti ynë në Vlorë, Armand Xhelili në orën 11: 48 solli në redaksi informacionin e fundit sipas të cilit mendohet se peshkatarët janë gjallë dhe peshkarexha ndodhet në mes të detit. Peshkatarët kanë thënë se rryma po i çon drejt grykëderdhjes së Vjosës. I vëllai i peshkatarit bëri apel pë ndihmë të nisin kërkimet nga ajri pasi "Roja bregdetare nuk i gjet dot pasi deti është me dallgë"

SHEFI I KAPITENERISE: PESHKATARET THANE SE ISHIN PRANE ISHULLIT TE SAZANIT
Ora 10: 00 Shefi i Kapitenerisë së Portit të Vlorës, Anastas Goga, tha për ATSH-në se, telefonata është bërë rreth orës 6.30 të mëngjesit të sotëm, në sallën Operative të Policisë Kufitare, përmes së cilës, dy peshkatarët kanë thënë se “ndodhen me një varkë të vogël, në hapsirën detare pranë ishullit të Sazanit, rreth 2 milje në veri të tij”. Mbas kësaj telefonate, Goga pohon se është organizuar një operacion shpëtimi, ku janë përfshirë struktura të Policisë Kufitare, Rojes Bregdetare dhe Kapitenerisë së Portit të Vlorës. “Aktualisht janë dy mjete lundruese në kërkim të tyre, në hapsirën detare mes ishullit të Sazanit dhe grykëderdhjes së lumit “Vjosa”, ndërsa për momentin nuk ka ende gjurmë të tyre, edhe pse është komunikuar disa herë në telefon me ta“, tha Goga, duke bërë të ditur se vazhdon kërkimi intensive për gjetjen dhe shpëtimin e tyre, falë edhe kushteve normale për lundrimin që favorizojnë operacion e shpëtimi

LAJMI PER ZHDUKJEN E PESHKATAREVE
Ora 08: 30 Policia e Vlorës konfirmoi se rreth orës 6: 30 minuta një telefonatë për ndihmë nga veriperëndimi i Sazanit kishter mbërritur në kapitenerinë e portit të Vlorës. Sipas policisë së Vlorës, sinjali për ndihmë është dhënë nga një telefonatë e bërë nga Fatmir Ismaili, vjec 25 i cili kishte dalë për peshkim me një mjet të vogël lundrues, së bashku me një shok ende i paidentifikuar.

Pas verifikimeve të deritanishme, policia nuk ka ende asnjë detaj për dy peshkatarët, ndërsa moti I keq me erë të fortë dhe dallgë me forcë 5-6 ballë e kanë vështirësuar punën për gjetjen e tyre.  Vijojnë kërkimet intensive për gjetjen dhe shpëtimin e këtyre personave. Mendohet se rryma ka çuar peshkarexhen në veriperëndim të Sazanit.

 
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›