Qëlluan me levë për vdekje 17-vjeçarin, arrestohen autorët
TIRANE - Policia arrestoi sot në mëngjes dhe dy të rinjtë të akuzuar si autorë të vrasjes së 17 vjeçarit Gjergj Prenga. Vrasja ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Porcelanit, në vendin e quajtur “Kodra E priftit” në kryeqytet.
Policia arrestoi mbrëmë njërin prej autorëve, ndërsa sot u mësua dhe për arrestimin e Besar Secit, 18 vjeç dhe Skerdilajd Hyka, 18 vjeç të dy nga Tropoja
VRASJA MBREME TE KODRA E PRIFTIT
Një sherr mes të rinjsh përfundoi me vdekjen e një 17-vjeçari, pasi u qëllua me levë nga disa persona, të cilët u identifikuan por u bë i mundur vetëm arrestimi i njërit prej autorëve.
Gjergji Prenga ndërroi jetë për shkak të hemoragjisë pasi i qëllua disa herë me levë. Dyshohet se të rinjtë njiheshin mes tyre dhe po sqaronin një sherr të hershëm, i cili vijoi me përdorimin e fjalëve banale dhe përfundoi në vdekjen tragjike të 17-vjeçarit.
Si pasojë e konfliktit mes adoleshentëve, ka mbetur i plagosur një tjetër i ri i përfshirë në sherr, por gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. 18-vjecari Roland Roku është dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Lajmi fillimisht u publikua në 20; 34 të 28 marsit dhe u përditësua më 29 mars, 10: 30)
Redaksia Online
(Gre.M/sg/shqiptarja.com)