E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fjalori i gjuhes shqipe, tashme ne forme elektronike

Fjalori i Gjuhes Shqipe, per here te pare eshte i aksesueshem edhe ne forme elektronike. www.fjalori.shkenca.org, eshte adresa online ku mund te gjendet fjalori me 53 mije njesi. Ky eshte fjalori i pare online, i cili u ofrohet perdoruesve ne te gjitha trojet mbareshqiptare me prurje te reja gjuhesore. Sipas Drejtorise se Qendres Albanologjike, qe ka certifikuar kete liber, fjalori elektronik eshte mbeshtetur ne “Fjalorin e Gjuhes shqipe”, te vitit 2006, te Institutit te Gjuhesise dhe Letersise. Fjalori elektronik eshte i pasuruar edhe me shqiptimin e fjaleve dhe njesive frazeologjike te perfshira ne te. Aktualisht ne faqen online po punohet per futjen e elementit te zerit, duke ofruar edhe mundesine e degjimit te fjaleve dhe njesive frazeologjike. Fjalori qe mban rreth 48 mije fjale dhe 5 mije njesi frazeologjike eshte dixhitalizuar dhe mund te gjendet online. Ai eshte hartuar nga profesoret Jani Thomai, Mico Samara, Pavli Haxhillari, Hajri Shehu, Thanas Feka, Valter Memisha e Artan Goga.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›