E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, 30 vjecari i vë flakën vetes për dashuri

I ndjerë në faj për dashurinë e tij jashtëmartesore, një 30 vjecar i ka dhënë fund jetës duke i vënë vetes flakën. Ngjarja ndodhi dje pasdite në qytetin e Vlorës. Sipas policisë viktima në gjendje të dehur kishte tentuar të vriste edhe miken e tij 

VLORE- Një 30 vjecar është vetëvrarë duke i vënë vetes flakën. Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e djeshme në qytetin e Vlorës. Sipas policisë së këtij qyteti viktima Daut Selimaj kishte shkuar në banesën e marrë me qera dhe në gjendje të alkoolizuar kishte hedhur benzinë mbi trupin e tij duke i vënë më pas zjarrin vetes. Në momentin tragjik ka qenë i pranishëm dhe 26 vjecarja K. Hoxhaj e cila duke u përpjekur ta shpëtojë është përfshirë edhe vetë nga flakët. Sipas policisë viktima ka zbritur vetë shkallët nga kati i katërt ku banonte dhe më pas është dërguar urgjentisht drejt Spitalit Ushtarak. Për shkak të djegies në masën 70% të trupit viktima humbi jetën rrugës për në spital, ndërsa K. Hoxhaj ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Sipas dëshmitarëve të ngjarjes mësohet se shkak i një vetëdjegie të tillë është bërë lidhja jashtëmartesore që Selimaj kishte. Në gjendje të alkoolizuar 30 vjecari ka dashur ti japë fund jetës së tij dhe të mikes së vet.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›