E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis rikthimi i emigranteve

Gjate dites se sotme ka nisur largimi i emigranteve qe u kthyen prane familjeve per te kaluar Vitin e Ri.

Sipas te dhenave te para, dy portat kryesore te largimit te emigranteve jane pikat e kalimit kufitar ne Kapshtice dhe Kakavije. Respektivisht ne keto pika kane dale ne 24 oret e fundit deri ne 5 mije persona dhe disa qindra automjete. Nje fluks shume me i ulet verehet edhe ne portet e Durresit dhe Vlores.

Emigrantet shqiptare qe jetojne ne Greqi kane shfrytezuar kohen kur ne dy pikat kufitare te jugut ka pak fluks, per t’u rikthyer serish ne vendet e tyre te punes.

Sipas korrespondenteve tane ne Kapshtice dhe Kakavije nuk jane verejtur probleme, apo radhe. Nderkohe, pritet qe ne ditet ne vazhdim te kete nje fluks me te madh te largimit te emigranteve.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›