Kakavijë, 2 km radha e emigrantëve në mëngjes
Radhët janë krijuar si pasojë e fluksit të madh të emigrantëve në kthim, por dhe nga moti me shira të dendur e mjegull, që ka përfshirë sot rajonin Jugor. Në orët e mëngjesit në Kakavijë radha në tokën shqiptare kishte arritur 2 km
GJIROKASTER- Fluks emigrantësh në pikën kufitare të Kakavijës, 25 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës. Sipas policisë doganore të kësaj pike kufitare në orët e para të mëngjesit të sotëm radha në tokën shqiptare kishte arritur deri në 2 km. Radhët shpjegohen për shkak të fluksit të madh të emigrantëve të cilët duan të kthehen në vendet e tyre të punës në shtetin fqinj grek, pasi kanë kaluar festat e fundvitit pranë familjeve në Shqipëri.
Policia doganore e Kakavijës shpjegon se radhët janë krijuar dhe për shkak të motit me shira të dendur e mjegull, që ka përfshirë sot gjithë jugun e Shqipërisë. Mësohet se Pala shqiptare në doganën e Kakavijës, po punon me katër sportele për njerëzit dhe automjetet e vogla dhe me 2 sportele për autobuzët.
(s.g/BalkanWeb)