E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, Apeli liron nga burgu “të fortin” e Beratit

Gjykata e Vlorës ka liruar Aleksandër Kuqon i dënuar me burg përjetë nga një gjykatë në Milano, dhe me 21 vjet nga ajo e Fierit. Kuqo, i njohur ndryshe si “i forti” i Beratit, u lirua sot pasi u përcaktua si i sëmurë mendor. 

VLORE- I dënuar me burgim të përjetshëm në Milano të Italisë, lirohet sot, nga Apeli i Vlorës, “i forti” i Beratit, Aleksander Kuqo i cili është lënë i lirë nga gjykata e Apelit të Vlorës, pas kërkesës që avokati i tij dorëzoi në gjykatë me dokumentin që përcaktonte se Kuqo vuante nga probleme mendore.
Vendimi është marrë sot, gjatë seancës së zhvilluar në Gjykatën e apelit të Vlorës e cila ka ndryshuar masën e dhënë nga Gjykata e shkallës së parë në Fier, kur kjo e fundit në vitin 2001 i kishtë dhënë atij 21 vjet burg dhe kishte vendosur që Kuqo të qëndronte në spitalin e burgut në Tiranë.
Prokurori i Apelit, Aleksander Goga që ndiqte këtë cështje, nuk ka pranuar duke kërkuar rekurs të vendimit.

Ndërkohë, Aleksandër Kuqo u arrestua në Shqipëri në vitin 2001 për llogari të drejtësisë italiane, ndërsa qenë të here pas hershme tentativat nga mbrojtja që kërkonte apelim të vendimit duke paraqitur raporte mjekësore, ku Kuqo nuk paraqitej mire nga gjendja mendore. Nga ana tjetër, mbi Aleksandër Kuqon rëndojnë dhjetra akuza nga drejtësia Italiane e cila në vitin 1999 vendosi ta dënojë atë me burgim të përjetshëm.
Nga gjykata Penale e Milanos në Itali, rëndojnë mbi Aleksander Kuqon një sërë akuzash, si vrasje me paramendim në bashkëpunim, mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe trafikimit të femrave për prostitucion në bashkëpunim.
Pas arrestimit dhe vendimit të gjykatës së Fierit, i dënuari u dërgua në Spitalin Psikiatrik Rajonal të Vlorës, për mjekim të detyruar.

Lirimi i tij u quajt një skandal i drejtësisë shqiptare pasi gjykata e Fierit në atë kohë e e konvertoi vendimin e gjykates se Milanos për burgim të perjetshëm në 21 vjet burg. Ndërkohë gjatë kësaj kohe Aleksander Kuqo, rezulton të jetë marrë me biznes privat ku posedon një fabrike vere si dhe disa dyqane e objekte të tjera në qytetin e Beratit. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›