Ekstradohet nga Italia i dënuari me 17 vjet për vrasje
Gëzim Hoxha 40 vjeç, nga Rrogozhina, ishte dënuar me 17 vjet burg për krimin e vrasjes. Interpol Tirana nuk ka dhënë detaje të tjera rreth krimit të kryer nga Hoxha
TIRANE - Interpol Tirana ekstradoi të hënën nga Italia një të kërkuar për vrasje. Gëzim Hoxha 40 vjeç, nga Rrogozhina, ishte dënuar me 17 vjet burg për krimin e vrasjes. Interpol Tirana nuk ka dhënë detaje të tjera rreth krimit të kryer nga Hoxha, ndërsa është mjaftuar me datën e vendimit të gjykatës së Kavajës, 18 shtator 2001, e cila dha dënimin me 17 vjet burg. Burimet zyrtare nuk kanë bërë publike ecurinë e gjykimit apo nëse Hoxhës i ishte dhënë e drejta për të ankimuar këtë dënim dhe nëse ishin konsumuar të gjitha shkallët e gjyqësorit për gjykimin e ngjarjeve të tilla kriminale. Policia e Kavajës ekzekutoi të martën në qelitë e burgut masën e arrestit për Hoxhën.
(d.b/BalkanWeb)