E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmeti në gjykatë: Pretenca kërkon 500 mijë lekë gjobë

Është lexuar sot pretenca nga ana e Prokurorisë së Tiranës në gjykatë për ish shefin e rrugores së kryeqytetit Krenar Ahmeti. Nga ana e prokurorisë është kërkuar që Ahmeti të gjobitet me 500 mijë lekë gjobë për shkak të veprimeve arbitrare. 

TIRANE- Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar sot Gjykatës, dënimin me një gjobë prej 500 mijë lekësh ndaj ish shefit të Qarkullimit rrugor të Tiranës Krenar Ahmetit. Prokurori Ervin Karanxha lexoi në gjykatë pretencën ndaj të pandehurit Ahmeti, i cili akuzohet për “kryerje të veprimeve arbitrare”. Ish Shefi i Komisariatit të Qarkullimit Rrugor, Krenar Ahmeti u konfliktua me prokuroren e Krimeve të Rënda, Elisabeta Bajri mbrëmjen e 17 majit të vitit të kaluar teksa kjo e fundit po udhëtonte në një makinë me të vëllanë dhe nënën e saj të sëmurë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kullave Binjake në Tiranë. Ish Shefi i Qarkullimit Rrugor të kryeqytetit është bërë disa herë protagonist i skenave të dhunshme. Pas këtij incidenti Ahmeti u pezullua nga detyra e Shefit të Qarkullimit Rrugor dhe u emërua Shef Rendi në komisarjatin e policisë së Elbasanit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›