Vlore Arrestohet 35-vjecari kerkohej ne Itali per tentative vrasjeje
Nuk eshte hera e pare qe shtetas shqiptare te cilet kryejne krime apo vepra te ndryshme penale ne nje shtet tjeter nxitojne te fshihen ne shtepine e tyre. Policia e Vlores arrestoi dje nje 35-vjecar nga ky qytet i cili ishte shpallur ne kerkim nderkombetar pasi ishte denuar nga drejtesia italiane me akuzen e vrasjes se mbetur ne tentative. Burime zyrtare te policise lokale bene te ditur se Enrik Nexhipi u kap gjate nje aksioni te policise ne banesen e tij ne Vlore. Kapja dhe ndalimi i ketij shtetasi u krye per arsye se me date 16.12.2010 eshte denuar me 16 vjet burg nga Gjykata e Apelit ne Ankona Itali pasi ne 29 qershor te vitit 2003 ne nje lokal ne Porto San Giogio ne Ankona ka tentuar te vrase bashkeqytetarin e tij E. K. saktesuan burimet e policise lokale. Sipas tyre per kete shtetas jane duke u kryer procedurat ligjore per ekstradimin e tij drejt Italise. Gjithashtu policia e Vlores ndaloi nje 25-vjecare nga ky qytet e denuar nen akuzen e trafikimit te te miturve. Arjeta Gabaj u kap ne banesen e saj ne lagjen 24 maji sepse sipas policise ajo eshte denuar nga Gjykata e Shkalles se Pare e Krimeve te Renda ne Tirane me 4 vjet e 8 muaj burg. Prej vitesh ajo ishte larguar nga vendi dhe i fshihej drejtesise.