E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha merr pjese ne ceremonin e varrimit Vaclav Havel ne Prage

Kryeministri Sali Berisha do te marre pjese sot ne funeralin shteteror ne nderim te ish- presidentit cek Vaclav Havel ne Prage. Ceremonia shteterore do te nise ne oren 1200 dhe do te zhvillohet ne katedralen me te madhe te vendit St. Vitus Cathedral ne Keshtjellen e Prages.
Kryeministri Berisha dy dite me pare zhvilloi homazhe edhe ne ambasaden ceke ne Tirane per nder te ish-presidentit Havel ku la edhe nje shenim ne librin e ngushellimeve.
Kryeministri Berisha ka deklaruar me heret se me vdekjen e Vaslav Havelit kombet e lira ne Europe dhe ne bote humben nje nga lideret me te shquar te lirise se shekullit te 20. Sipas tij kombet ish-komuniste kombi cek dhe kombet e tjera qe perjetuan diktaturat komuniste kishin tek Vaclav Havel misionarin frymezuesin e perpjekjeve te tyre per liri dhe dinjitet por dhe te revolucioneve te tyre paqesore.
Te pranishem ne kete funeral shteteror do te jene gjithashtu edhe zyrtare te larte boterore si presidenti francez Nikolas Sarkozi sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton dhe ish-presidenti amerikan Bill Klinton kryeministri britanik Dejvid Kamerun si dhe shume personalitete te tjera.
Ish Presidenti cek Havel u nda nga jeta diten e djele ne moshen 75-vjecare pas nje semundjeje te rende. Vaclav Havel ishte Presidenti i pare dhe i vetem post-komunist i Republikes Federative te Cekosllovakise 1989- 1992 dhe Presidenti i pare i Republikes se Cekise 1993 ndash 2003.
Ish-dramaturgu i njohur Havel eshte konsideruar si nje prej disidenteve me te forte anti-komunist ne ish-bllokun lindor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›