KQZ debat për shtetasit që nuk kanë pasaportë
Nga Besjan Ajazi
Debate ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve per listen e shtetasve qe nuk jane te pajisur me pashaporte. Anetari Artan Lazaj ka kerkuar dergesen sa me pare te kesaj liste ndersa kryetari Ristani ka dal kunder
TIRANE-Lista e shtetasve qe nuk jane te pajisur me pashaporte ka qene pika me e nxehte e debatit mes anetareve te KQZ ne mbledhjen e sotme. Anetari Socialist ne KQZ, Artan Lazaj i ka kerkuar publikisht Ministrise se Brendshme qe ta dergoje sa me pare kete liste ne KQZ, pasi sipas tij eshte detyrim ligjor ketij institucioni. Kerkesa e Lazajt erdhi pas disa parregullsive qe vete ai kishte verejtur ne KZAZ-ne e Gjirokastres.
Kreu i KQZ-se, Arben Ristani, ndonese me pare ne emer te KQZ ka derguar nje kerkese te tille Ministrise se Brendshme ka dal kunder kerkeses se Lazaj me argumentimin se mungesa e listes me shtetasit qe nuk jane te pajisur me pashaporte nuk pengon punen e Komisionit dhe se kodi zgjedhor nuk percakton afate kohore per dergesen e kesaj liste.
Kerkesa e Artan Lazaj, u mbeshtet nga nenkryetarja Subashi dhe anetari tjeter Varfi. Subashi tha se per te gjitha keto veprime do te vihen ne dijeni institucionet nderkombetare.
Sipas burimeve ne KQZ, mesohet se ne shkresen derguar se fundi nga Ministria e Brendshme mesohet se numri i shtetasve pa pashaporte eshte rreth 400 mije nderkohe pak dite me pare drejtori i pergjithshem i gjendjes civile, Armand Teliti deklaroi se numri i ketyre shtetasv eshte 250 mije.
(d.b/News24/BalkanWeb)