Xhesika Simpson, miliona dollarë për kilet e humbura
Ja që jeta e aktorëve dhe këngëtareve nuk qëndron pas, sikurse asgjë të mos ndodhë në jetën e tyre reale. Por në këtë rast çdo gjë ndryshon, pasi mesa duket bukuroshja bionde Xhesika Simpson jo vetëm do të sjellë në jetë një fëmijë, por do të nëshkruaje dhe një kontratë të majme me Weight Watchers, e cila duhet të kishte përfunduar muaj më parë.
Shtimi në peshë për Simpson mesa duket ka qënë një pengesë, ndërsa tashmë një kompromis është në rrugë të drejtë. Ajo do të ndjekë një dietë të fortë për një vit të tërë. Plot 4 milionë dollarë do të shkojnë në xhepin e saj.
Xhesika ishte në bisedime për të firmosur me Weight Watchers, për të humbur pak kile – ka treguar një burim anonim për revistën US Weekly, por më pas mbeti shtatzënë, duke gjetur këtë kompromis perfekt.
Ajo duhet të ndjekë skemën e rreptë të dietës për një vit, për të humbur disa kile dhe të demostrojë rezultatet e një serie të spoteve televizive, se ajo funksionon vërtetë.