E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, Forcat e Armatosura nisin rikonstruksionin e aksit Babicë-Peshkëpi

punimet-rruga-1Vlorë- Plot 60 mijë banorë në krahinën e Lumit të Vlorës do të përfitojnë nga rikonstruktimi i segmentit rrugor Babicë- Peshkëpi, që ka nisur ditën e sotme.

Rruga rreth 7 km, në një gjendje tejet të amortizuar që iu shërben banorëve të kësaj zone, është pjesë e aksit të vjetër rrugor Vlorë Tepelenë.

Rehabilitimi i saj ka ardhur nga Ministrisë së Mbrojtjes, resurseve të Forcave të Armatosura dhe koordinimit mes FA dhe strukturave lokale.

6 kryekomunarët e kësaj zone, kanë kërkur mbështetje për rehabilitimin e këtij segmenti rrugor me synim lehtësimin e qarkullimit, pothuajse të pamundur, që do të lehtësonte jo vetëm bizneset e tyre, por edhe lëvizjen e njerëzve në këtë fillim sezoni turistik.

usshtria-ne-drashoviceUshtria nis punimet në Drashovicë

Zv/ministria e Mbrojtjes Arta Musaraj e pranishme dje në fillimin e punimeve, tha se filozofia e qeverisjes Berisha që Forcat tona të Armatosura tanimë në NATO, veç detyrave mbrojtëse, kanë marrë një dimension të ri, atë të mbështetjes së jetës së komuniteteve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›