E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë/ Humbet një shtetas i huaj në zonën malore të Iliazit

Një shtetas i huaj ka humbur në zonën e Iliazit, ndërsa ekipet e shpëtimit dhe Policia kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.

Në operacion janë angazhuar ekipet e Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik të Shqipërisë, të cilat po bashkëpunojnë me Policinë për lokalizimin e personit.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi i huaj raportohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›