Vlorë, Kollozi: Do ecim përpara pavarësisht tentativave të Ramës për të penguar zhvillimin
Kandidatët e PD në Qarkun e Vlorës, takojnë banorët e lagjes 24 Maji
Të shumtë e entuziastë kanë qenë banorët e lagjes 24 maji, të cilët pasditen e djeshme kanë pritur kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike. Pertej sheshit te tejmbushur, qytetaret te shumte e ndoqen takimin nga ballkonet e dritaret e shtepive te tyre. Ardi Kollozi, kandidati per deputet ne garen e 23 qershorit ne bashkebisedimin me keta banore permendi arritjet e shumta te qeverise ne keto vite, investimet ne infrastrukture, shendetesi, turizem, peshkim, bujqesi, prioritetet per punesimin e investimet e vemendjen e jashtezakonshme per arsim. E duke u ndalur ne kete te fundit, kreu i demokrateve ka uruar suksese, te gjithe maturantet vlonjat per provimet e kesaj te premte.
Me tej ai ka ftuar te gjithe qytetaret tane te votojne numrin 44 ne 23 qershor, te mbeshtesin te ardhmen e zhvilluar te gjithesecilit prej nesh.
Kandidatja per deputete Liljana Elmazi deklaroi se Shqiperia do të ecë përpara, pavarësisht tentivave të Ramës për të bllokuar zhvillimin e këtij vendi. Ajo ftoi edhe socialistët e ndershëm votojnë për të ardhmen e sigurt me Partinë Demokratike.
Më tej, të emocionuar, banorë të lagjes 24 maji, njerëz të nderuar në këtë zonë kanë përshëndetur kandidatët për deputetë.
Mësuese Sanie Zarka, ka ftuar veçanërisht maturatët që votën e parë t’ja japin Partisë Demokratike, pasi ata do të jenë përfituesit më të mëdhenj të sukseseve që mundëson kjo forcë.
Banorët e lagjes 24 maji nuk i kanë kursyer emocionet, as gatishmërinë për të kontribuar në fitoren e Partisë Demokratike në 23 qershor. Ata kanë dëshmuar në takimin e djeshëm se, çdo ditë të angazhimit të tyre, se mbështetja për Partinë Demokratike, do të çojë në realizim të objektivit tashmë të vendosur, fitoren e 23 qershorit.