Arvizu apelon për pjesëmarrje në zgjedhje: Bëhuni pjesë e demokracisë
Rreth një muaj para se shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimit një apel vjen nga Ambasada Amerikanë e Shteteve të Bashkuara për qytetarët shqiptarë.
Ambasadori amerikan në vendin tonë, Aleksandër Arvizu shkruan në profilin e tij në Facebook e Tëitter për situatën zgjedhore në Shqipëri, duke bërë njëherësh apel për pjesëmarrje në votime.
Sipas tij, zgjedhjet janë një moment emocionues për Shqipërinë dhe se duhet votuar për një arsye. “Këtu eshte periudha e zgjedhjeve. Moment emocionues për Shqipërinë. Pse duhet të votoni? Që të bëheni pjesë e demokracisë,” shkruan Arvizu nje dite pasi nga vendi u largua perfaqesuesi i DASH, Jonathan Moore.
Po në Facebook, Arvizu uroi sot fitoren e shqiptares Elhaida Dani në talent shoun ‘The Voice of Italy’.
“Urime për Elhaida Danin, e cila fitoi ‘The Voice of Italy! Zë e interpretim i mrekullueshëm, artiste e mrekullueshme!”