E Diel, 1 Nëntor 2026

Imami: PS nuk i votoi tre ligjet me qëllim që Shqipëria të mos merrte statusin e vendit kandidat në BE

31-05-2013 / Gazeta 55

Në cilësinë e kryesuesit të zgjedhjeve elektorale në qarkun e Elbasanit, Ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka vijuar takimet elektorale me një grup të shoqatës së “14 Dhejtorit” në Elbasan.
Imami ju drejtua dhjetoristëve me fjalët “titulli më i lartë që kam unë është i kësaj shoqate, as kryetar grupi as ministër, sepse ne jemi themeli i kësaj pune, e kemi nisur bashkë në dhjetor dhe cdo ditull tjetër është tepër. Ai dhjetor ka qenë shumë i vështirë, ku të gjithë bashkë bëmë një përjekje të madhe një sakrificë për ti shërbyer këtij vendi, dhe kjo ëhstë ajo që na lidh që na bashkon. Po të bëjmë fushatë edh epër dhjetoristët kjo punë ka marrë fund. Ka qenë një kohë shumë e vështorë dhe jam shumë i lumtur që takohem me ju sot”. Ndër të tjera Imami kujtoi ditët kur u krijuar kjo parti, duke e vënë theksin tek Qyteti i Studentëve ku edh eu themelua kjo parti. “Qyteti i Tiranës i dhë një mbështetje të madhe këtij grupi dhe më pas bashkë me Azem Hajdarin shpallëm themelimin e kësaj partie, një partie tjetër, qëllimi ynë ishte të kishte një parti të dytë të mos ishte monopol puhsteti në këtë shqipëro, po të ishte ky vend si cdo vend tjetër pluralizëm, zgjedhje, etj. Por ato tre ditë nga 12 deri 15 ishin ditët më të vështira të jetës sime, ku shumë nga djemtë dhe burrat që morën pjesë në demostrimet e datës 14 dhjetor përfunduan shumë keq, janë dënimet e fundit shumë të ashpra që bëri sistemi komunist. Ashtu sikundër është e vërtetë që janë torturuar, dhe ju jam mirënjohës se cfarë keni thënë, sepse isha unë dhe Azemi që shpallën programin dhe ka pas tortura të tmerrshme, dhe i thanë do të shkosh me Azem Hajdarin dhe Imamin ju jam mirënjohës për atë mbështetje, sepse në atë moment kemi qenë me të vërtetë në vështirësi,. Ramiz Alia do ta sulmonte   do ta zhdukte seps ene nuk kishim asgjë për të rezistuar asnjë bicak, ne ishim 300 veta kishim mbështetjen e qytetit, nuk e dinim se sa i fortë ishte regjimi, në fakt po të ishte i fortë do të bënte me ne atë që bëri për 45 vjet me rradhë, do të kishim përfunduar burgjeve ndoshta edhe varrezave të panjohura. Fati i madh që mesa duket i kishte ardhur vdekja, dhe do të vinte, sepse të keqes i vjen vdekja një ditë. Ato tre ditë deri të djelën mbasdite, sepse kishim një frikë të madhe se të djelën bllokonte televizonet, na nxirrte jashtë, fuste 215 veta në biruca dh ei jepte fund kësaj pune”. Ndër të tjera Imami tha se “ kishte një lloj mbroyje ndërkombëtare, e gjithë lindja ishte kthyer, megjithatë fati i lëvizjes nuk dihej, fatin padyshim që e vendosën qytetarët e Tiranës, Elbasanit, Durrësit, edh ekavajës dhe Shkodrës, por ato që reaguan më fort ishin djemt dhe burrat e Elbasanit, kjo është lavdia juaj”, tha Imami.
Ndër të tjera shtoi se “kur futem në një zonë që sapo ka kthye rmajtas thotë se votojmë për rrugën, por ne votojmë për PD, shenja e dy gishtave është shenjë e fitores, shenjë kundër nazizmit”, tha Imami.
Në vijim të fjalës së tij Imami edhe një herë e vuri theksin tek ai grup nismëtarësh të cilët bënë demostratat e 14 dhjetorit në Elbasan, e më pas edhe ato në Durrës. “ Nuk harroj kurrë edhe pse nuk ka qenë prezent mitingun emadh që kemi bërë tek stadiumi i Elbasanit në 28 dhjetor. Azem hajdari dhe Gramoz Pashko kur janë kthyer kanë qenë shumë emocionant për këtë miting. Ne themeluesit e kësaj partie do ti kujtojmë dy këto figura të cilët janë altar nderimi dhe respekti për atë q ëbënë në dhjetor të atij viti. Në datë 15 shpërtheu edhe në Durrës, ata futën njerëzit e tyre dhe nisën të shkattëronin dyqanet duke treguar se PD janë një grup vandalëshm duan të shkatërrojnë vendin. Dhe pas kësaj thanë se do të kthehen bejlerët dhe bijtë e agallarët që të na marrin pushtetin ne, nuk e kuptojnë dot që është demokraci që edhe ata mund të fitojnë, ne do të bëjmë përpjekje maksimale, seps enuk ka monopol shteti. Ndër të tjera Imami e vuri theksin tek kryesuesi i PS në zgjedhjet e Elbasanit Ben Blushi i cili nënjë emision televiz ka deklaruar se “ nuk mund ta pranojmë dot që ata të jenë në pushtet. Nënjë farë kohe u futën edh element të rinj në PS, si Ben Malaj, është i majtë është një profesionist i mirë, është i moderuar politikisht, por Ben Malaj nuk ka vend sot në atë parti, sepse Ben Malaj nuk i përket bllokut, është djali i një familje të ndershme të majtë, atëherë si mund ta pranojnë këta bijtë e bllokut, që djali i një fshatari nga Vlora të jetë personalitet në PS komuniste. Sot ne jemi në një gjendje se është shumë më afër viti 1990 sepse ata ju kthyer fondamenteve bazave të Partikë Komuniste, frymës agresive të Partisë Komuniste, duke shkatërruar parlamentin. Në parlamentin tonë prej tetë vjetësh nuk ka standarte, i pari që e ka filluar sulmin e ahspèër kundër parlamentin është Edi Rama”, tha Imami duke kujtuar edhe një herë grupin hetimor që u ngrit për të. “Dëmi më i madh që i bëhet këtij vendi është kosrespektimi i institucioneve dhe ligjit, ne kemi kërkuar shtet ligjor, të zhvillosh pronën tënde të kesh pikëpamjet tuaja. Ata duan që vullneti i tyre si grup si Ps  si bllok të bëhet ligji i vendit, ne nuk duam që ligji i vendit të jetë vullneti i pesë njerëzve, dhe vazhduan me bilbilat, përsëri me Blushin e cili e kryesoi të gjithë kërkesën e bilbilave.
  Njëri nga aktivistët tha se Ben Blushi duhet të ketë turp që të kalojë rrugën me tunel të Elbasanit, sepse ai ishte kundër këtij tuneli, ai njeri u prononcua the se në rast se Berisha bën rrugën Elbasan – Tiranë unë do të marr teserën për PD”, ndërkohë që Imami ju përgjigj se kreu i PD Luciano Boci e ka përgatitur teserën për Ben Blushin po të dojë të vijë. ( minuta 14 )
Bojkoti i parlamentit nuk ndodh në asnjë vend europian, për një palë zgjedhje të ndershme, ne zgjedhje kemi kërkuar, po të ketë parti dhe të ketë zgjedhje nuk zgjidhen të gjitha problemet por  je në rrugën për të zgjidhur probemet, por të kesh parti por nuk ke zgjedhje nuk ka zgjidhje, ka burgje, kooperativa, etj. Ne bëmë zgjedhje të lira të ndershme. Zgjedhje të mira pa problem, dita e zgjedhjeve ka qenë e shkëlqyer, numërimi ishte normal, pas 2-3 ditësh PS dukej se po fitonte dhe Edi Rama rtha që ishin zgjedhje të mira, më pas kur pa që nuk po fitonte nuk i pranoi zgjedhjet. Të mos pranosh zgjedhjet e lira do të thotë që t’i nuk do zgjidhje. U futën deputetë në grevë urie, që të futen deputetët në grevë urie duhet të luftojnë për një gjë të rëndëishme, ata u futën për të hapur kutitë, në fakt kutitë u hapën në Shkodër dhe nuk u gjet asgjë. Kështu do të jenë edh ekësaj rradhe madje edhe më mirë. Deputetët e parlamentit hynë në grevë urie përpara kryeministrisë, nuk ndodh në asnjë vend sot në Europë në asnjë parti as të majtë dhe të djathtë. Nuk ndodh në europë pas vitit 1990 që grupi parlamentar i një partie në vend që të hynte në parlament të hyjë në grevë urie, sepse ata mendojnë se sa më keq shkon puna aq më mirë është për ata. Mbasi përfunduan edhe grevën e urisë kaluan në 21 janarin që ishte një sulm i dhunshëm mbi institucionet qeveritare, me të gjithë histori tregojnë që nuk kanë respekt për zgjedhjet, institucionet, demokracinë, parlamentarizmin. Si mund të qeverisin këta cgfar ëgarancie kemi ne si qytetar që këta do të respektojnë ligjin, të drejtat pikëpamjet pronësn, do të respektojnë kishë e xhami. Pikësynimi i tyre është për ngushtimin e këtyre lirive të cilat ju keni qenë të gatshëm të sakrifikoni edh ejetën tuaj. Dje u miratuan tre ligjet e fundit, çdonjëri nga ne bën pyetje. Pse i votuan? Kjo nuk vlen se statusi iku në fund të këtij viti po e kapëm e kapëm,për këtë vit pse e votove sot dhe se votove para gjashtë muajsh? Cili është qëllimi yt? Nëse t’i kishe një pikëpamje  e cila ëhstë koherente e qëndrushme, pse e se votove para gjashtë muajsh dhe pse e votove sot? Ata nuk i votuan tre ligjet vetëm e vetëm që shqipëria të mos merrte statusin kandidat, seps emendonin se po të merrej statusi Sali Berisha do të kishte avantazhe në zgjedhje”. Krimi i tyre është një krim i menduar mirë. Nuk u tërhoqën dhe thanë më fal, por votuan për shkak se mendojnë se në këtë mënyrë rrisin kredibilitetin e tyre në komunitetin ndërkombëtar. Fakti është se për të fituar zgjedhjet si parti ata e ndaluan procesin e integrimit të vendit dhe këtë se ka bërë asnjë parti as e majtë as e djathtë në të gjithë Europën.
Nuk vlen sot ajo që kanë bërë, përpara gjashtë muajsh e kishim marrë statusin, kjo ëhstë partia e tyre. “Ju që jeni palca e kësaj partie e kuptoni më mirë se kushdo, të mbnliedhemi fort në këto zgjedhje, të ecim në këtë rrugë zhvillimi”, ju drejtua Imami dhjetoristëve, duke e vënë theksin edh enjë herë tek hvillimi që është realizuar gjatë këtyre viteve, mes tyre ajo e rrugës me tunel Elbasan – Tiranë, i cili do ti shërbejë turizmit, biznesit, studentëve, etj. Po rrisim numurin e të punësuarve, dhe po punojmë për ta arritur edh emë shumë, duke marrë parasysh edhe krizën që ka pushtuar europën, ne jemi duke ecur përpara. Shpresoj se po të dalë shpejt europa nga kriza në katër vjecarin e ardhshëm ne kapim ritme të larta të zhvillimit, kemi garantuar investime të huaja të drejtëpërdrejta duke e nisur nga Hidrocentrali i Banjës. Ne kemi kërkuar respektin për pronën private respektin për jetën dhe lirinë e njeriut, ta shohim këtë vend të zhvilluar se për gjysëm shekulli ka qenë një nga vendet më të varfëra. E gjithë puna e jonë e prindërve tanë vajtën tek kupolat, mund të ishin bërë rrugë pallate,  e kundërta, asgjë për njerëzit, cdo gjë për vete. Ka ardhur një kohë tjetër, kemi me të vërtetë arritje të rëndësishme. Duhe të jemi krenarë që jemi në NATO, me Amerikën, me Anglinë, ka dy vjet që në shqipëri Anglia bën stërvitje detyare ,ë të mëdhaja jashtë territorit të vendit. Por trajnimet, ushtrimet më të mëdhaja që bën jashtë territorit të vet po i bën në shqipëri, kjo është shenjë besimi, kjo është krenari për ne, nuk është cështje sigurie që të mos na vijë Moska, Rusi. Kjo është garanci për demokraci, sepse nuk vjen demokracia nga Moska, por vjen nga Londra, parisi. Për këtë luftojmë të ecim përpara, përpara, përpara”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›