E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore PD Gjika po tenton eliminimin e votuesve te rinj

Akuza

Qytetaret qe jetojne ne periferi te qytetit te Vlores kane qene ne qender te konferences per shtyp te Partise Demokratike dega Vlore nepermjet sekretarit per marredhenie me publikun Gramoz Nazeraj. Prishja e rrethimeve te banesave dy dite me pare ne zonen e ish-fabrikes se tullave eshte cilesuar si e jashteligjshme. Ne baze te ligjit per legalizimet keta banore jane pronare te shtepive nderkohe qe nderhyrja e ndertimit per nje veper publike perfshi edhe rrugen duhet bere ne baze te ligjit. Perpara se ketyre mureve apo banesave tju vihet skrapi duhet nxjerre nje akt shpronesimi per ta pasi i kane paguar parate ne institucionet e shtetit. Nazeraj ka theksuar se kjo eshte nje tjeter shfaqje e mungeses se vullnetit te kryetarit ne ikje te Bashkise se Vlores per te bashkepunuar me institucionet e shtetit si legalizimet ZRPP-ne apo inspektoratin ndertimor kombetar per te verifikuar fazen ne te cilen ndodhen keto banesa. Gjithashtu Partia Demokratike ka denoncuar edhe heqjen abuzive nga puna te drejtorit te ujesjellesit Viron Hysi i cili eshte prej kater vjetesh ne kete detyre. Po keshtu sipas PD-se ne vazhden e moskonsiderimit si qytetar te Vlores te qytetareve te zonave periferike apo te ardhurve qe jetojne ne Vlore kreu i bashkise po tenton ti bllokoje ata per te hedhur voten e tyre ne zgjedhjet e 8 majit. Ne kundershtim te plote me ligjin ai ka nxjerre nje udhezim i cili percakton se rajonet administrative te bejne verifikimin ne terren te banoreve te qytetit. Kodi zgjedhor i Republikes se Shqiperise i percakton qarte kriteret per regjistrimin e qytetareve ne lista ne baze te kerkesave ne gjendjet civile.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›