Godina e re e Parlamentit reduktohet ne ceshtje korrupsioni
Edhe Parlamenti i ri i pompuar si veper dinjiteti e 100-vjecarit te shtetit shqiptar po shkon drejt reduktimit ne nje ceshtje korrupsioni. Te pakten me kete perceptim po e prezanton ate Partia Socialiste e cila permes nje prej drejtuesve te Grupit Parlamentar Taulant Balla ka ngritur dje te njejten pyetje hetuese sikurse per Kryeministrin Sali Berisha. Ku je Xhozefine ku je futur Pse duhet te shpenzoheshin 50000 euro te shqiptareve per spote televizive nderkohe qe fituesin ti e kishe paracaktuar u shpreh dje Balla. Ai ka marre shkas nga nje artikull i nje gazete vjeneze e cila ka shpallur paraprakisht fituesin e konkursit per godinen e Parlamenti te ri i cili ne Tirane po trumbetohej si nje arritje ne kulturen shtetformuese por edhe per seriozitetin e gares se shpallur. Lidhur me kete fakt Balla ka dhene disa fakte qe lidhen me njera-tjetren per te rikonfiguruar nje histori korrupsioni ne Shqiperi nder te shumtat qe jane denoncuar se fundmi. Me kot perpiqet Xhozefina Topalli te mohoje vertetesine e faktit se studioja vjeneze COOPHIMELB L AU eshte fituesi i paracaktuar i projektit per kompleksin e ri parlamentar. Ne kete gazete 12 dite para se te shpallej fituesi ose 8 dite para se juria nderkombetare te ulej per vleresimin e projekteve eshte parathene se arkitekti i projektit te Parlamentit te ri te Shqiperise quhet Wolfgang Prix pra kompania COOPHIMELB L AU tha Balla. Per me teper qe ky vendim i ditur qe me pare dhe i zbuluar ne mediat austriake nuk ka ndaluar Kuvendin qe te vijoje me nje fushate publicitare e cila sipas Balles ka kushtuar edhe 50 mije euro te tjera. Por ketij akti te dyshimte qe PS ka denoncuar dje i shtohet edhe fakti se godina e re synohet te ndertohet aty ku sot ngrihet Piramida e per te cilen kjo qeveri ka investuar sipas Balles 2 milione euro per rikonstruksion. Pertej renditjes se shifrave qe flasin per shpenzime pa sens ekonomik por jo pa sens perfitimi deputeti socialist ka shtruar edhe nje pyetje qe lidhet me fitimin e konkursit nga studioja austriake. Pse mbahet fshehur vlera e ketij projekti Kush eshte sekseri qe te ka peshperitur ne vesh per te paracaktuar fituesin e ketij projekti tha ai. Nderkohe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli nepermjet zedheneses se saj mohoi akuzat ne fjale. Zedhenesja Suela Ruseti ne nje deklarate per mediat theksoi se kryetari i PS-se Edi Rama genjen per gjithcka ne lidhje me kompleksin parlamentar. Deklarata e shokut Edvin Kristaq Rama eshte nje genjeshter fund e krye jo vetem ne cdo fjali jo vetem ne cdo fjale por ne cdo germe dhe shifer te saj. Shoku Edvin Rama genjen per gjithcka ne lidhje me rikonstruksionin e salles se seancave plenare genjen per apartamentin genjen per reklamat genjen per votimin ne internet theksoi dje Ruseti. Sipas saj konkursi i kompleksit parlamentar ka qene konkursi me i hapur me publik me transparent i te gjitha ndertimeve qe jane bere ne vendin tone. Sipas saj Kryetares se Kuvendit nese do ti kishte shkuar ndonjehere ne mendje te abuzonte me fondet publike duke trukuar konkurse apo sajuar konkurrime do te kishte vendosur te merrte teseren e Partise Socialiste dhe te drejtonte Bashkine e Tiranes.