E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu dhe Rama i japin bekimin Bashes

Mbeshtetja

Aleatet me te afert te Partise Demokratike ne qeverisje shprehen dje mbeshtetjen e plote per kandidaturen e mazhorances per kryetar te Bashkise se Tiranes Lulezim Bashen. Kryetari i Partise Republikane Fatmir Mediu dhe sekretari i pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim Luan Rama e cilesuan dje Bashen kandidaturen me te mire te mundshme. Fillimisht ishte kreu i PR-se i cili ne nje deklarate per mediat e vleresoi Bashen si njeriun e sukseseve dhe fjales se mbajtur ne cdo post qe ka drejtuar. Sipas Mediut Basha eshte nje shans i ri per cdo votues ne Tirane dhe per vete kryeqytetin. Nga ana tjeter Luan Rama ne emer te LSI-se deklaroi mbeshtetjen pa rezerva per kandidaturen e Lulzim Bashes duke e cilesuar ate si nje nga kandidaturat me te gjetura per kete pozicion. Pas dhjete vitesh arbitraritet ne Tirane dhe kur Edi Rama vuri veten dhe klanin e tij te parin ka ardhur koha qe Tirana dhe qytetaret e saj te jene te paret deklaroi Rama per Bashen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›