Vlore PD nisme per 100 vjetorin

Grupi i këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak të Vlorës do të paraqesë të hënën një kërkesë për të thirrur në interpelance, në mbledhje jashtë radhe të këshillit, kryetarin e bashkisë së Vlorës, Shpetim Gjika, për të dhënë sqarime lidhur me situatën e rënduar në qytetin e Vlorës në prag të 100 vjetorit të Pavarësisë. Duke folur për mediat kreu i Partisë Demokratike në Vlorë Ardian Kollozi tha se Vlorës i duhet dhënë atmosfera që i takon në këtë vit jubilar të Pavarësisë.
Kollozi tha se PD do të ndërmarrë në Vlorë nisma të rëndësishme në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë, duke ftuar e angazhuar shoqërinë civile dhe mbarë qytetarët e Vlorës për të kontribuar në krijimin e atmosferës festive në qytet.
Situata aktuale në qytetin e Vlorës, investimet e lëna pezull dhe amullia infrastrukturore në qytet, do te jene disa nga kërkesat dhe pyetjet qe do ti shtrohen ne mbledhjen jashtë radhe te Këshillit Bashkiak, kreut të bashkisë Shpëtim Gjika.