Durres identifikohen autoret e vrasjes se Aishe Vates
Policia e Durrësit ka arritur të identifikojë autorët e vrasjes së 18 vjeçares Aishe Vata, e cila u gjet e vrarë dhe pa kokë pak ditë më parë në Xhafzotaj. Burime nga policia bëjnë me dije se është shoqëruar në komisariat një 74-vjeçar, i quajtur Shaban Norja, të cilit i janë gjetur njolla gjaku në këmishë dhe arma e krimit. Por ndërkohë që mësohet se në ky krim makabër ka si autor më shumë se një person. Pritet që në 16:00 Policia e Durrësit të japë detaje mbi hetimet në këtë ngjarje.