Vlorë/ Protestuesit hyjnë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, policia ndërhyn brenda institucionit arsimor

Disa protestues kanë hyrë në katin e parë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Vlorë, duke u kërkuar studentëve të ndërpresin mësimin. Në katin e parë të godinës, te shkallët, është vendosur një kordon policie.
Sipas policisë, ka qenë vetë universiteti që ka kërkuar praninë e forcave të rendit përmes një telefonate, pasi protestuesit po tentonin të ndërprisnin procesin mësimor. Situata ka zgjatur disa minuta, ndërsa më pas protestuesit dhe forcat “Shqiponja” janë larguar.
Rektorja e Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, Aurela Saliaj e kontaktuar me telefon nga Report TV, tha se nuk ka kërkuar ndihmën e policisë. Ajo shtoi se mund të ketë telefonuar ndonjë anëtar i stafit.
Kjo mbetet për t’u verifikuar, pasi Policia e Vlorës ende nuk është shprehur për këtë situatë