Vlorë, Rama: Berisha na la një libër me gabime, nëse i përsërisim do ndëshkohemi
VLORË- ‘Njerëzit më duan për të ndryshuar Shqipërinë”. Me këto fjalë i është drejtuar kryetari i PS-së njëherësh kryeministri i ardhshëm Edi Rama, vlonjatëve të mbledhur në Sheshin e Flamurit për të festuar fitoren e 23 qershorit.
Rama nga qyteti i Vlorës, i cili i dha edhe mandatin e parë të tij si deputet, theksoi se fitorja e zgjedhjeve është një sfidë për socialistët, të cilat sipas tij i kanë mundësitë për të fituar.
Nën petkun e kryeministrit të ardhshëm Rama nënvizoi se nëse në mandatin e ri socialistët nuk punojnë sic duhet atëherë rrezikojnë të ndëshkohen. Sipas Ramës qeverisja e demokratëve i ka bërë atyre 'një libër me gabime, nga i cili duhet të nxjerrin mësime për të mos përsëritur gabimet e kundërshtarit'.
Rama në përfundim falenderoi gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit që u përfshinë në fushatën e zgjedhjeve të 23 qershorit, që rikthyen të majtën në pushtet duke theksuar se ‘njerëzit bëjnë revolucion të heshtur edhe me votë’.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kryeministria: Pretendimi i Ramës për qeveri kujdestare, antikushtetues