Vlorë: Tre aksidente, 4 viktima e 4 të plagosur në 24 orë
Vlora është kthyer në një arenë aksidentesh në 24 orët e fundit. Tre aksidente me pasojë vdekjen kanë përgjakur disa nga akset rrugore të saj. I pari aksident u shënua në aksin rrugor Peshkëpi – Drashovicë, rreth orës 06.30 të mëngjesit të djeshëm, ku një automjet me targa italiane, doli nga rruga dhe 30-vjeçari Xhevit Elezi, drejtues i saj gjeti vdekjen. Disa orë më vone në Qafë Llogara, rreth orës 18.00 të pasdites, një automjet me targa greke, doli nga rruga si pasojë e shpejtësisë në kthesa. Nga përplasja me gurët gjeti vdekjen Arian Qesko. Aksident më i rëndë rrugor u shënua gjatë orëve të natës në aksin Himarë- Vlorë në Qafën e Llogarasë, 40 km në jug të Vlorës. Një vinç Ifa me targa FR 3157 B doli nga rruga dhe është përmbysur 6 metra poshtë. Për pasojë kanë gjetur vdekjen 2 persona, ndërsa 4 të tjerë janë plagosur. Policia e rrethit arriti që sot në mëngjes të identifikojë dhe ermat e vikimave. Kastriot Hoxha e Asqeri Avinjaku, ndërsa të plagosurit janë Mevlan dhe Artur Avinjaku, si dhe Mitrec Dhimo e Vasillaq Maili.
Në vendngjarje mbërritën mbi 50 efektivë policie rrugorë, të rendit dhe FNSH-së, zjarrfikësja, tre ambulanca, të cilët kanë kryer operacionin e shpëtimit të katër personave që ishin në kabinën e kamionit. Lëvizja e hekurishteve të kamionit u bë e mundur me një vinç, pasi efektivët e policisë dhe të tjerë e kishin të pamundur të lëviznin trupat poshtë automjetit.
Pas rreth një ore nga aksidenti është bërë i mundur shpëtimi i personit të katërt që kishte ngecur në kabinë. 6 fierakët ktheheshin nga puna, ata punonin në ndërtim në zonën e Dhërmiut.
Një aksident i trefishtë ndodhi pasditen e djeshme në aksin Fushë Krujë- Tiranë në afrësi të fshatit Larushk. Tre automjete janë përfshirë në këtë aksident, ku një autoveturë tip benz me targa të Krujës drejtuar nga 28-vjeçari Dashamir Caca ka goditur një tjetër autoveturë tip Volsvagen me targa të Durrësit me drejtues Altin Zaja 27 vjeç dhe më pas 2 autoveturat kanë goditur këtë trajler, i cili për t`iu shmangur përplasjes ka përfunduar në kanal. 2 drejtuesit e autoveturave janë çuar ne gjendje kome në Spitalin Ushtarak. Policia lokale e Krujës tha se shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar i njërës nga veturat.