Vendimi i SHBA për tu tërhequr nga Polonia e Çekia erdhi pas raportit sekret
Vendimi i SHBA-ve për të pezulluar planin për ndërtimin e bazave antiraketore në Çeki dhe Poloni është marrë pas publikimit të raportit sekret në të cilin konstatohej se Irani është ende larg prodhimit të armëve bërthamore. Vetëm dy ditë më parë, Presidenti amerikan Barak Obama vendosi anullimin e planit të ish-Presidentit Bush duke hapur kështu rrugën për marrëdhënie të reja me Rusinë.