E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, aksidentohet një fugon me fëmijë

Aksidenti, foto arkiv

Një fugon që transportonte fëmijë kopshti është aksidentuar sot paradite në zonën e Skelës në Vlorë.

Policia bën të ditur se fugoni me targa Vl 1126 C është përplasur me një automjet tip Benz me targa AA588 DE.

Si pasojë e përplasjes 6 fëmijë janë lënduar lehtë, kurse një prej tyre pak më rëndë, sepse mori fraktura në hundë. Fëmijët u mjekuan në spitalin e Vlorës.

Policia në vendngjarje po heton për aksidentin dhe shkaqet që çuan në të. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›