E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Nuk mbetet gjë tjetër veçse rrëzimi me çdo kusht i Berishës

Share

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar në lidhje me takimet e sotme të Berishës për presidentin dhe refuzimin për të mos takuar kreun e PS-së, Edi Rama. Sipas Braçes, nëse Berisha nuk takon Ramën, nuk duhet të ketë negociata për presidentin e ri. Braçe shprehet se Berisha po përpiqet që të zgjedhë në mënyrë të dhunshëm një president partiak dhe për këtë arsye duhet të ndalet me çdo kusht. Madje edhe me rrëzimin e tij nga pushteti.

Sali Berisha ka vendosur ta zgjedhë presidentin vetë. Me forcat e veta. Në mënyrë të njëanshme, në kundërshtim me frymën kushtetuese.

Pra, pa Partinë Socialiste! Madje, dhe pa diskutuar fare me të.

Sali Berisha ka thënë sot se “nuk takohem me Edi Ramën për Presidentin e ri”.

Ka sugjeruar se dy vartësit e tij, Astrit Patozi dhe Edmond Spaho mund të takohen me dy përfaqësues të PS!

JO, FALEMINDERIT!

Më thonë se Berisha refuzon takimin me kryetarin e PS, Edi Rama për shkak të “21 janarit”. Kulmi. Vrasësi refuzon.

Ky nuk është proces politik gjithëpërfshirës. Lërë pastaj serioz, transparent dhe i ndershëm.

As fare nën frymën e Kushtetutës dhe nuk mund të arrijë kurrë në një president si përfaqësues i unitetit të kombit. President të Partisë Demokratike mbase.

Berisha po shkon drejt zgjedhjes së dhunshme partiake të presidentit.

Ky duhet të ndalur me çdo kusht. Pse jo, duhet rrëzuar me çdo kusht, shprehet deputeti socialist.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›