Vlore arrestohen 12 persona

12 persona janë arrestuar 24 orët e fundit nga policia e Vlorës, dy prej të cilëve akuzohen për një vrasje ne fund korriku, gjate një tregtie armësh, ndërsa 10 të tjerët janë te dyshuar si grabitës makinash qe vepronin në të gjithë vendin. Erald Zenka 24 vjeç dhe Florian Hataj 23 vjeçe akuzohen për vrasjen e Leonrad Latifaj në Shushicë të Vlorës.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetasin me iniciale R. Rr. I arrestuar më datë 31.korrik 2012 kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Leonard Latifaj. Më konrkretisht ngjarja ka ndodhur gjatë provave për shit-blerjen (trafikimin) e një arme zjarri dhe në konflikt e sipër midis tyre dhe viktimës.
Gjithashtu, policia e Vlorës njoftoi se si rezultat i operacionit “Hijet e natës 2” u shkatërrua një grup kriminal me tendence vjedhjen e automjeteve në disa qytete. Si rezultat I këtij operacioni janë kapur dhe arrestuar shtetasit, Aben Hiqmet Sulcaj, Genti Feim Lamaj, Viri Hodo Shakaj, Jonid Sulejman Aliaj , Erion Muhamet Muhametaj , Aris Bastri Gjataj , Neti Dino Lamaj .
Gjithashtu janë arrestuar edhe 3 shtetas të tjerë, të tre pronarë pikash skrapi të cilët në këtë grup criminal kishin si detyrë cmontimin dhe tjetërsimin e automjeteve të vjedhura, të cilët janë shtetasit:
David Shaho Bejko, Mikel Adriatik Elmazi , Laureta Banush Xhaferaj.
Nga hetimet del se për një periudhë 3 mujore, korrik, gusht dhe shtator 2012 këta persona kane vjedhur në qytetet e Vlorës, Fierit, Sarandës, Mallakastër dhe Durrës rreth 18 automjete kryesisht të markës Mercedes-Benz. Pasi i vidhnin automjetet me mjete të posacme për hapjen dhe ndezjen e tyre, i shisnin ato nëpër pikat e grumbullimit të skrapit, ose I lyenin me ngjyrë tjetër dhe i modifikonin pjesë të dukshme dhe i shisnin për përdorim te persona të tretë kundrejt shumave të konsiderueshme.