E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, arrestohen 3 persona, njëri autori i atentatit të Zaho Danaj

Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona, njëri prej tyre bashkëautor i atentatit të Zaho Danajt. Arrestimi është kryer pasi në bazë të informacionevë të marra në rrugë operative ka rezultuar se brenda një automjeti në zonën e Skelës ka pasur persona në kërkim,.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar automjetin tip Mercedes-Benz me targa L 15 TJC me xhama të errët.

Pas thirrjes nga policia për tu ndaluar, mjeti ka tentuar të largohet, duke lënduar njërin prej oficerëve, ndërsa më pas është bërë i mundur ndalimi i mjetit dhe arrestimi i tre personave, ku njëri prej Paulo Sakaj, rezulton se sëbashku me të vëllain më 29 shkurt plagosi Zajo Danaj, pasi djali i këtij të fundit i kishte dy vëllezërve një borxh prej 30 mijë eurosh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›