E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia greke kap 2 kg heroinë, në pranga shqiptari

Policia greke ka bërë të mundur sekuestrimin e 2 kg heroinë ndërsa ka arrestuar edhe një shtetas shqiptar.
 

Sipas policisë greke droga u sekuestrua në një automjet në aksin rrugor Kakavijë-Janinë ndërsa u arrestuar një 34-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
 

Mësohet se droga është zbuluar nga një qen anti-drogë e fshehur në filtrat e ajrit të makinës së shtetasit shqiptar.
 

Sipas policisë greke heroina ishte e ndarë në 4 pako dhe kishte për destinacion kryeqytetin grek Athinën ndërsa kishte hyrë në shtetin Helen përmes pikës së kufirit të Kakavijës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›