Vlorë, arrestohen 5 persona me 33.5 kg kanabis

Foto Ilustruese
Pesë të arrestuar dhe 33.5 kg kanabis sativa e sekuestruar është bilanci i një aksioni të koduar Mëngjësi nga policia e Vlorës.
Sipas policisë kanë rënë në pranga shtetasit, Selman Bitaj, Ardian Braka, Musa Bedinaj, Agim Shoraj, Salushe Hoxha. Kanabis është sekuestruar në vendin e quajtur Ura e Drashovicës
Droga mësohet se vinte nga fshati Kote drejt Vlorës. Policia ka bërë të mundur edhe sekuestrimin e 3 automjeteve që përdoreshin nga të arrestuarit.