Vlorë, sekuestrohen 33 kg kanabis, 5 të arrestuar
5 persona janë arrestuar nga policia e Vlorës dhe 33 kg kanabis janë sekuestruar gjatë një operacioni antidrogë në afërsi të urës së Drashovicës.
Selam Vitaj, 33 vjeç; Ardian Braka, 41 vjeç; Agim Shoraj, 55 vjeç, Salushe Hoxhaj, 25 vjeçe dhe Musa Bedinaj, 39 vjeç janë vënë në pranga, ndërsa është sekuestruar sasia e lëndës anrkotike.
Gjithashtu, në momentin e arrestimit, transportuesve të drogës u janë sekuestruar edhe 4800 euro.