E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, arrestohen dy persona të shpallur në kërkim

Komisariati i Policisë së Vlorës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e dy shtetasve të shpallur në kërkim:

1.Vendim Selman Memushi, 37vec, banues në lagjen "Osmën Haxhiu"i dënuar më parë për "Vjedhje".Kapja dhe arrestimi i këtij shtetasi u krye gjatë orëvë të para të mëngjesit.
2. Klajdi Arben Alimuçi, 19, banues në lagjen "Isa Buletini" Vlorë.
Kapaj e arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi nga hetimet e kryera nga strukturat e parandalimit të krimit ka rezultuar se në bashkëpunim me një shtetas tjetër (të arrestuar nga policia) në datë 31 Janar 2012 kanë vjedhur banesën e shtetasit Jetnor S. 58 vjec, banues në lagjen "Pavarësia" nga ku kanë marrë një një televizor "Filips" 42 polësh dhenjë kompjuter Lap-Top të markës "Asus", me një vlerë të përgjitheshme rreth 800 euro.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë dhe Komisariatet në varësi të saj kanë përforcuar masat për kapjen e personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në sajë të këtyre masave, vetëm gjatë muajit Janar janë kapur dhe ndaluar gjithsej 24 persona të shpallur në kërkim, ndërsa janë shpallur në kërkim 21 të tjerë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›