E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama paralajmëron Kongresin: Mos ngadalësoni rimëkëmbjen

Presidenti amerikan Barack Obama sfidoi Kongresin për të ruajtur rimëkëmbjen ekonomike në një kohë kur të dhënat treguan se papunësia në SHBA ndodhej në nivelin më të ulët në tre vjet.

Kuota e papunësisë ra në 8.3 për qind, duke mundur kështu parashikimet e analistëve, dhe duke pësuar një ulje nga 8.5 për qind që ishte në dhjetor.

Duke folur në një kazermë zjarrfikësish në Virxhinia, presidenti paralajmëroi Kongresin: “Mos e ngadalësoni rimëkëmbjen që ka filluar”.

Një raport i Departamentit të Punës tregonte se 243 mijë vende të reja pune janë krijuar në janar, shifra më e lartë në tre muajt e fundit.

Ekonomia po rritet dhe po bëhet më e fortë. Ripërtëritja e saj po shpejtohet dhe ne duhet të bëjmë gjithcka që ajo të vazhdojë kështu.Shifrat në fjalë përbëjnë një hap të rëndësishëm përpara për presidentin Obama, rizgjedhja e të cilit varet sidomos tek situata ekonomike.

Presidenti gjithashtu u bëri thirrje kongresmenëve republikanë që të kalojnë ligjin për zgjatjen e periudhës së heqjes së taksës mbi pagën për 160 milionë amerikanë brenda fundit të vitit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›