E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Gjykatë Ushtarake për rastin WikiLeaks

Ushtria e Shteteve të Bashkuara kanjoftuar mbrëmë vonë se ushtari Bredli Mening, do të ballafaqohet me Gjykatë Ushtarake nën akuzat se ka furnizuar faqen WikiLeaks në Internet, me më tepër se 700 mijë dokumente sekrete dhe të klasifikuara të Shteteve të Bashkuara.

Në njoftim theksohet se komandanti ushtarak i qarkut të Uashingtonit, Majkël Linington, i ka referuar të gjitha akuzat te Gjykata e Përgjithshme Ushtarake.
I akuzuari Mening përballet me 22 pika të akuzës, përfshirë edhe ndihmë dhënë armikut.
Nëse shpallet fajtor, Mening mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›