Greqia kërkon 2 vjet kohë për masat shtrënguese

“Kryeministri grek, Adonis Samaras do ta artikulojë këtë kërkesë gjatë bisedimeve me kancelaren gjermane, Angela Merkel më 24 gusht në Berlin dhe me presidentin francez François Hollande në Paris më 25 gusht”, shton gazeta, që ka siguruar një dokument ku përmbahen detaje lidhur me këto propozime.
Sipas dokumentit që i referohet FT, Greqisë do t'i nevojiten 20 miliardë euro më tepër për mbështetjen e buxhetit në rast se i jepet shtyrja e afatit, por nuk ka ndërmend të kërkojë sërisht ndihmë nga partnerët e saj të eurozonës.
Athina propozon absorbimin nga kredia ekzistuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), emetimin e obligacioneve shtetërore dhe shtyrjen për në vitin 2020 të fillimit të shlyerjes së kredisë së parë me vlerë 110 miliardë euro që i akordoi Bashkimi Europian dhe FMN-ja./Start/
2012-08-22 18:32