E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, grabitet banesa e ish-kryetarit të Komunës Otllak

BERAT – Persona të paidentifikuar kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash në banesën e ish-kryetarit të Komunës Otllak në Berat, Muharrem Hoxha,.

Burime nga policia e Beratit bëjnë të ditur se dy persona kanë detyruar rojen të hapte derën e shtëpisë së shtetasit Muharrem Hoxha, dhe kanë mundur të grabisin rreth 5 milionë lekë.

Policia ka shoqëruar në komisariat rojen e banesës, për sqarime të mëtejshme, ndërkohë që po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›