Gjirokastër, sherri për muzikën e lartë, plagoset me armë zjarri 34-vjecari
GJIROKASTËR- Një 34-vjecar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në qytetin e Gjirokastrës. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 13:20 minuta në një lokal pranë Qafës së Pazarit, për motive të dobëta.
I plagosur Ilir Mantho 34-vjec është dërguar menjëherë në spital, ndërkohë që është shpallur në kërkim autori, me iniciale M.K. Nga hetimet paraprake mësohet se shtetasi Ilir Mantho ka debatuar me shokun e personit që e ka plagosur, pasi ai ka një lokal në zonën muzeale.
34 vjecari i ka shprehur atij shqetësimi npër muzikën e lartë që vendos natën dhe debati ka degjeneruar në fyerje dhe sharje. Më ë pas ka ndërhyrë autori i plagosjes, dhe në gjaknxehtësi e sipër ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar.
34-vjecari është dërguar menjëherë në spital, ndërkohë që është arrestuar personi me të cilin u konfliktua dhe autori i i plagosjes shpallur në kërkim.
(e.m/BalkanWeb)