E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrel, shkolla pa ngrohje, nxënësit në protestë

BURREL-Nxenesit e shkolles "Pjeter Budi" ne Burrel po vuajnë mungesën e ngrohjes për shkak te mos venies ne pune te kaldajave duke sjelle keshtu bojkotimin e mesimit. Rreth 1000 nxënësit e shkollës “Pjetër Budi” në këtë qytet janë hedhur sot në një protestë një orëshe duke u ankuar për mungesën e ngrohjes në ambientet ku mësojnë. “Nuk janë ndezur kaldajat. Temperaturat nën zero dhe ne detyrohemi të lemë klasat pasi nuk qëndrojmë dot”, thanë nxënës të revoltuar. Pasi kanë protestuar qetësisht para shkollës ata janë larguar duke bojkotuar mesimin. Por sot situata nuk u paraqit aspak e mirë dhe në spitalin e qytetit. Prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm në qytet u ndërpre energjia elektrike dhe si pasojë u bllokua puna ne spital. Energjia u rikthye vetem pas 5 oresh, konkretisht ne oren 12:00 te drekes duke normalizuar punen e bluzave te bardha. Autoritetet përkatëse shprehen se mungesa e energjisë erdhi si pasojë e një defekti në nënstacionin e Komsisë, defekt qe u ndreq rreth mesdites.Burreli sot ndodhet nën temperature të ftohta që mesatarisht janë rreth 4 gradë Celcsius. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›