Vlorë, dy persona tentojnë të dhunojnë prefektin

Një incident është shënuar paraditen e sotme në prefekturën e Vlorës ky dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në godinë dhe kanë tentuar të dhunojnë prefektin Eduard Veçani.
Lajmi konfirmohet për “Ora News” nga vetë prefekti i Vlorës i cili ka deklaruar se dy persona kanë tentuar ta dhunojnë por nuk janë lejuar nga punonjësit e prefekturës. Sipas tij më pas dy personat kanë thyer xhamat e prefekturës duke dhunuar edhe punonjësit e saj.
Nuk dihen ende arsyet të cilat i kanë çuar dy personat të marrin një hap të tillë por policia e cila ka mbërritur në vendngjarje i ka ndaluar ata dhe po i merr në pyetje për të bërë të mundur edhe zbardhjen e ngjarjes.