E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vlorë e Sarandë – Në 10 ditë, 1540 gjoba për shkelje të ndryshme rrugore

TIRANË, 11 shkurt/ATSH/ Policia Rrugore e Vlorës dhe ajo e Sarandës gjatë 10 ditëve të para të muajit shkurt ka vendosur 1540 masa administrative për shkelje të ndryshme.

Në një njoftim për mediat, Drejtoria e  Policisë së Vlorës thekson se gjatë 10 ditëve të para të muajit shkurt, Policia Rrugore e Vlorës dhe Sarandës kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha akset kryesore, duke synuar rritjen e sigurisë rrugore dhe ndëshkimin e shkeljeve që vënë në rrezik jetën e qytetarëve.

Sipas njoftimit, në fokus kanë qenë shkeljet më problematike, veçanërisht përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, shpejtësia tej normave të lejuara dhe mosrespektimi i këmbësorëve – faktorë që çojnë drejtpërdrejt në aksidente me pasoja të rënda.

Nga rezultatet e kontrolleve: Shtatë drejtues mjetesh janë arrestuar, pesë për drejtim mjeti, në gjendje të dehur dhe dy për drejtim mjeti, pa leje drejtimi. Pesë drejtues mjetesh të proceduar në gjendje të lirë; tri leje drejtimi të pezulluara; 1540 masa administrative për shkelje të ndryshme.

Shkeljet më të evidentuara: Përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit – 271 masa administrative; Mosrespektimi i këmbësorëve – 108 masa administrative; Shpejtësi mbi normat e lejuara – 310 masa administrative; Mosvendosja e rripit të sigurimit – 156 masa administrative; Parakalime të rrezikshme – 127 masa administrative; Xhama të zinj jashtë kritereve të lejuara – 51 masa administrative; Masa edhe për parkimet e gabuara.

Policia e Vlorës njofton se, në bashkëpunim me shërbimet e Rendit, janë marrë masa ndaj mjeteve të parkuara gabim, që pengojnë lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin normal të automjeteve.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›