E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore ekzekutohet me arme zjarri 27-vjecari

Nje ngjarje e rende ka ndodhur mbremjen e djeshme ne fshatin Risili ne Vlore ku nje person eshte vrare me arme zjarri nga persona ende te paidentifikuar.

Klodian Resulaj 27 vjec nga Vlora i cili po udhetonte me makinen e tij tip Fiat Uno me targa italiane ne vendin e quajtur Qafa e Fshatit Risili eshte goditur per vdekje me arme tip kallashnikov nga persona ende te paidentifikuar.

Klodiani udhetonte me makine me nje te aferm te tij nje djale rreth 12 vjec dhe ne momentin e ardhjes per ne Vlore personat te cilet kane shfrytezuar dhe erresiren e plote kane qene te fshehur anes rruges kane qelluar me bresheri drejt makines ku udhetonin dy personat.

Nga te shtenat te cilat mendohen te jene 15 goditje ka gjetur vdekjen e menjehershme Klodian Resulaj ndersa djali 12-vjecar i ka shpetuar per fat bresherise.Policia e ka shkuar ne vendgjarje dhe ka bere dhe ekspertizen e momentit dhe po punon per gjetjen e autoreve dhe zbardhjen e ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›