Protesta ne Orikum kreu i bashkise premton mbeshtetje per banoret
VLOR- Pas disa dite protestash dhe tentativash per nje takim me kreun e bashkise banoret kane folur sot me te per problemin e pronesise.
Gjate nje takimi te zhvilluar sot kryetari i bashkise se Orikumit Kanan Braho u ka premtuar protestuesve mbeshtetje per zgjidhjen e problemit.
Edhe diten e sotme banoret te mbledhur ne proteste kane tentuar serish te paralizonin punen e bashkise duke mos lejuar administraten te hynte brenda.
Pas bisedimeve mes paleve ata kane deklaruar se do te vijojne serish protestat nese problemi i tyre nuk gjen zgjidhje.
Gjate javes qe shkoi banoret e Orikumit Dukatit dhe zonave perreth kane protestuar ara bashkise.
Pas heshtjes se gjate per problemin e tyre dhe pasi nuk jane pritur nga ktryetari ata kane bllokuar punen ne bashki nderkohe qe forca te shumta policie jane kane shoqeruar protesten.
Madje ne tentative per tu futur ne bashki per te takuar kreun e saj jane perplasur fizikisht me policine e cila nuk i ka lejuar.
Gjithcka me banoret e Orikumit ka nisur ne fillim te ketij viti. 400 familjet qe dikur kane punuar per Ndermarrjen Bujqesore Rinia kane perfituar ne baze te ligjit 7501 siperfaqe toke te cilat i kane punuar dhe shume prej tyre vazhdojne ti punojne.
Por ne fillim te ketij viti ne tokat te cilat ata i kane me akt perdorimi kane filluar ndertimet nga ana e personave qe kane marre letrat e pronesise. Nje gje e tille ka bere qe te gjithe banoret tu druhen ketyre vendimeve duke u mbledhur ne protesta te shumta por pa asnje reagim. Megjithese kryetari i bashkise se Orikumit u ka dhene te drejte asgje nuk eshte bere per zgjidhjen e ketij problemi.
Kohe me pare pati edhe nje perplasje fizike mes policise dhe banoreve per nje ndertim qe po kryhej dhe i cili eshte pezulluar. Krere te bashkise kane pohuar se ne Orikum ka shume toka qe jane me 2 apo 3 pronare e megjithate presin qe parlamenti ti jape nje zgjidhje situates permes ligjeve.