E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prosvalja e shtetit

I bombarduar cdo dite me lajme rreqethese per afera korrupsioni e skandale politike qytetari i thjeshte sidomos ai i moshes se mesme e lart ndihet teper i tronditur. Per te mos perfunduar ne cmendine atij i duhet te shkoje ne nje punishte per shpelarjen e trurit a ne nje klinike ku te mund ta zevendesoje trurin e vet me nje tru te ri te zbrazet si nje harddisk i ri. Gjithe kjo sepse pervoja jetesore qe ka grumbulluar duke sherbyer ne shtet per disa dhjetevjecare e ben te vuaje shpirterisht kur sheh perdite gjera qe shkojne kunder logjikes me te thjeshte njerezore kunder asaj logjike e cila e lejon ti kuptoje gjerat qe nuk shkojne si duhet a qe shkojne mbrapsht pa qene nevoja per te pasur diplome historie gjuhe ekonomie a drejtesie.

Nje bos i mafies italiane per ti shpetuar drejtesise se atij vendi vjen e ngulet ne Shqiperine e zerotolerances ndaj krimit te organizuar dhe trafiqeve. Kalon ne dogane pa iu dridhur qerpiku dhe ngulet ne Vlore per te freskuar shqiptaret me akulloret e tij te korrupsionit. Kurse shteti i jep leje te shtrije rrjeten e merimanges ne gjithe vendin duke ngritur njeri pas tjetrit bizneset e tij me parate e trafiqeve dhe ia regjistron ato pa kerkuar fare informacion nga autoritetet italiane per pastertine e ketij personi sikur Italia te ndodhej ne Mars dhe jo 100 km larg apo sikur zyrtaret e shtetit tone te kishin zbritur nga nje planet ku nuk njihet korrupsioni.

Kur policia italiane e arreston kete bos qe ishte ngulur kembekryq ne Shqiperi nje ministre del para shqiptareve dhe me nje papergjegjesi foshnjore tund disa shkresa per te provuar virgjerine e djalit te mafiozit italian. Nga ana tjeter ortaket shqiptare te mafiozit vrapojne te bejne transferimin e prones se tij ne duart e veta duke e blere ate zyra shteterore e regjistrimit te bizneseve e regjistron kete operacion kurse organet e drejtesise bejne sehir pa u trazuar fare nga gjithe keto allishverishe. Pra te gjitha hallkat shteterore jashte funksionit.
Ne qytetaret qe i mesojme keto afera nga gazeta dhe televizioni te pajisur me logjiken me te thjeshte njerezore habitemi dhe njekohesisht tmerrohemi nga skandalet qe ndodhin nje ne cdo dy dite. Logjika e thjeshte jona na thote se shteti qe lufton kontrabanden duhet te kerkoje informacion per burimin e fondeve qe investohen per te ngritur nje biznes aq me teper kur investuesit vijne nga pertej kufijve. Po ta kishte bere kete shteti do te dilte ne televizion ministri i Brendshem te na tregonte dokumentet e leshuara nga autoritetet italiane. Dhe ne nuk do te dyshonim te shteti. Por ministri i Brendshem nuk u duk as kryeministri i tij. Ne vend te tyre del nje ministre qe nuk mbulon ate fushe. Dhe nuk del te mbroje shtetin po tia nxije faqen perpara qytetareve te vet. Shfaqja e ministres se Integrimit per te justifikuar me ca letra mafiozin italian dhe ortaket e tij nuk ishte per te zbardhur faqen e shtetit po per te mbrojtur te vetet. Opozita mund te akuzoje se prandaj eshte te ruaje poziten dhe te demaskoje cdo veprim joligjor te saj. Po per te pergenjeshtruar akuzat e opozites duhet te dale para opinionit ministri qe mbulon fushen e prekur nga akuzat dhe jo nje tjeter qe nuk e ka per tager.

Dalja e kesaj zonje dhe gjuha kercenuese e perdorur ne konferencen e shtypit duke i permendur edhe emrin e babait Edi Rames i cili nuk ia ka zene ne goje emrin e te atit zonjes ministre ne vend qe ta nxjerre te palare para opinionit provon se ajo ka dore ne kete afere. Ne qe jetojme ne Shqiperi e shohim me sy se ne kete vend bizneset me fitimprurese jane ne duar te njerezve te politikes te djathte e te majte ose te njerezve qe jane prane tyre familjaret krushqia farefisi se nje biznes nuk mund te ngihet e te mbijetoje pa doren dhe perkrahjen e padroneve te politikes. Zonja ministre na provoi edhe njehere se nje pjese e bizneseve ketu u ngjajne atyre te Al Kapones.
Me tej logjika e thjeshte na thote se kur nje person arrestohet per veprimtari kriminale duhet qe prokuroria te bllokoje menjehere llogarite e tij bankare dhe pronat e deklaruara ne menyre qe tu pritet udha veprimeve te metejshme financiare apo kalimeve te pasurise. Keto dite ne pyesnim veten dhe shoqi-shoqin pse nuk ndihet prokuroria pse nuk iu bllokuan qe ne castin e arrestimit pasurite mafiozit se institucionet veprojne ne sinkron duke u lene kohe bashkepunetoreve te tij te fshehin pasurite. Kjo ndodhi se prokuroria eshte paralizuar apo... Ajo u kujtua vetem pas dy ditesh te behej e gjalle pasi ishte bere kalimi i pasurise ne duar te ortakeve shqiptare dhe pasi ky kalim ishte miratuar nga nje institucion shteteror.

Prape logjika normale e kerkonte qe ky institucion regjistrues i biznesit menjehere sa u degjua lajmi ne televizion edhe pa urdher te prokurorise te bllokonte procedurat e regjistrit dhe jo te fshinte emrat ne dokumentet elektronike. Me tej sapo u ndryshua dokumenti nepunesi qe e urdheroi dhe ai qe e kreu kete veprim duhej te ishte ndaluar per falsifikim te dokumentacionit. Por kjo sndodhi edhe pse nje veprim i tille eshte i perseritur. Po cfare mesazhi u jepet nepunesve te shtetit me mosndeshkimin ligjor te ketyre shkeljeve Shumekush nga keta merr guximin te vere dore ne dokumentet te ndryshoje permbajtjen e tyre a te leshoje dokumente fiktive. Po per nje shtet dokumentacioni eshte i shenjte. A duhet te ndodhin keto ne nje shtet ligjor Nuk duhet te ndodhin se perndryshe shteti bie.
Te gjitha keto sjellje e praktika shtetshkaterruese bashke me tymnajen e akuzave e te shpifjeve tregojne se politikanet po na trajtojne si te ishim nje turme te egrish a sklleverish dhe jo nje popull qe prej njeqind vjetesh perplaset me shtetin e vet dhe qe i kupton shume mire paudhesite qe ky shtet i ka punuar dhe po i punon. Si ka mundesi qe ministrat te leshojne akuza te tmerrshme per korrupsion ndaj njeri-tjetrit dhe kryeministri te thote se te dy jane qengja Pse nuk ndalohen menjehere nga prokuroria per te provuar akuzat ose perndryshe ne rast se ato jane te rreme te denohen per shpifje dhe tronditje te opinionit shoqeror Kjo praktike mosndeshkimi e shkeljes se ligjeve e fyerjeve e shpifjeve publike qe po vijon prej 20 vjetesh e ka helmuar ne nje shkalle te tille opinionin tone shoqeror saqe njerezit kane humbur besimin se ky vend do te behet.
Te gjitha keto zhvillime negative qe shkojne kunder logjikes se thjeshte njerezore ndodhin sepse shteti eshte prosvalur i eshte ngrene autoriteti eshte paralizuar kolonat e tij kane marre te krisur dhe po te vijohet me gjate keshtu te keqijat do te jene te paparashikueshme. Per te dale nga kjo gjendje dy zgjidhje mbeten ose qeveria te nderroje popullin d.m.th. te gjeje nje popull tjeter pa tru a tia shpelaje trurin gje qe eshte e pamundur ose perndryshe te nderroje menyren e te qeverisurit.

Afermendsh pergjegjesia per keto ngjarje teper te renda qe ndjekin njera-tjetren bie mbi ata qe qeverisin. Por nese qeverisesit nuk ndiejne pergjegjesi eshte drejtesia si garante e kushtetutes dhe e ligjit ajo qe duhet ti vere para pergjegjesise. Mirepo deri tani drejtesia shqiptare nuk e ka bere nje gje te tille. Me mosveprimet e saj ajo tregon se eshte bere e pandjeshme ndaj shkeljes se ligjeve se u eshte nenshtruar sundimtareve te forte qe i zbatojne ligjet si tu doje qejfi dhe i shkelin ato sa here tu doje qejfi mu sikur te ishim nje shtet feudal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›