Librazhd, çelet ekspozita e piktores Lumturi Blloshmi
LIBRAZHD - Në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë është çelur në Librazhd ekspozita e piktores së mirënjohur Lumturi Blloshmi.
Në ceremoninë e organizuar për hapjen e kësaj ekspozite, kanë qenë të pranishëm politikanë të të gjithë spektrit politik shqiptar, kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj, si dhe dhjetëra artdashës.
Piktorja Blloshmi është nderuar edhe me certifikatën e mirënjohjes "Ambasadorja e Pikturës Shqiptare”, një titull i dhënë nga Bashkia e Librazhdit.
(er.nu/news24/BalkanWeb)